Shkolla e Mesme e Lartë ''Remzi Ademaj'' - Prizren

Gjimnazi Shoqëror dhe Gjuhësor

-webfaqja ishte krijuar vetëm si detyrë dhe projekt, të dhënat mund të mos jenë të sakta aktualisht, dhe të dhënat e kontaktit janë të krijuesit të webfaqes-

Fillojnë javët e notimeve në shkollë

Fillojnë javët e notimeve në shkollë

Filloi koha e notimit për nxënësit e shkollës "Remzi Ademaj".

Lexo më shumë  
Mbahen bisedat rreth maturës 2019

Mbahen bisedat rreth maturës 2019

Këtë javë, drejtori mbajti mbledhje me nxënësat lidhur me maturën e vitit 2019

Lexo më shumë  
Historiku i shkollës imageHistoriku i shkollës image


Rreth tetë vite më parë, traditës së gjatë dhe të begatshme arsimore të komunës së Prizrenit, iu shtua edhe një institucion i rëndësishëm arsimor: Gjimnazi Shoqëror-Gjuhësor "Remzi Ademaj".
Formimi edhe i një shkolle të mesme të lartë në Prizren, erdhi si domosdoshmëri për të sistemuar numrin e madh të nxënësve, të interesuar për të ndjekur mësimet në gjimnaz.
Propozimi për profilizimin e Gjimnazit "Gjon Buzuku" në dy gjimnaze, në shkencor-natyror dhe shoqëror-gjuhësor, fillimisht erdhi nga vetë gjimnazi "Gjon Buzuku", më pastaj Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren këtë propozim ia dërgoi MASHT-it, i cili e miratoi me vendim nr. 923/B, datë:16.06.2010 duke e emëruar si Gjimnazi "Gjon Buzuku-2". Në nëntor të po këtij viti zgjedhet udhëheqësia e këtij gjimnazi, ndërkaq drejtor zgjedhet Sali Ademaj.
Më 20.06.2011 me propozimin e Këshillit drejtues të shkollës, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren i dërgoi MASHT-it kërkesën që ky gjimnaz të bëhet institucion i pavarur duke i propozuar që të emërtohet me emrin e dëshmorit Remzi Ademaj-Komandant Petriti i shpallur "Hero i Kosovës", për veprën dhe sakrificën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kjo kërkesë u miratua nga MASHT-i me vendimin 01 B/138, dhe që nga viti 2011 ky gjimnaz vepron dhe punon si institucion i pavarur.
Gjimnazi "Remzi Ademaj" tani çdo vit me radhë regjistron rreth 1500 nxënës në dy drejtime :shoqëror dhe gjuhësor. Natyrisht numri më i madh i tyre, përkatësisht 1179 nxënës mësimet i ndjekin në qendër në Prizren në 28 paralele. Pjesa tjetër vijon mësimet në 9 paralele të fshatrave: Zhur, Zym dhe Velezhë. Me nxënësit punojnë 53 mësimdhënës të kualifikuar, shumica të trajnuar sipas metodave dhe modeleve bashkëkohore të mësimdhënies. Ky gjimnaz së fundi është kompletuar edhe me staf administrativ dhe pedagogjik, përkatësisht me sekretar dhe pedagog të shkollës. Përveç stafit menaxherial, shkolla ka edhe grupin e punëtorëve teknikë: shtëpiakun e shkollës, roja, fokisti dhe katër punëtor ndihmës.
Gjimnazi viteve të fundit është pajisur me biblotekë, kompjuterë dhe videoprojektor nëpër klasët mësimore, duke u mundësuar mësimdhënësve dhe nxënësve një mësim të digjitalizuar dhe bashkëkohor në shumë aspkete.
Çështje problematike, si në shumicën e shkollave në këtë qytet, mbetet hapësira e pamjaftueshme shkollore për nxënësit, personelin menaxhues dhe arsimor, e po ashtu edhe hapësira adekuate për punë praktike e kabinetike.
Përkundër këtyre vështirësive objektive, brenda një periudhe të shkurtër kohore, Gjimnazi "Remzi Ademaj" ka arritur të sistemohet dhe radhitet si një ndër institucionet arsimore më të profilizuara dhe shumë serioze në arsimimin dhe edukimin e të rinjve dhe rejave të komunës së Prizrenit. Dëshmi e kësaj janë edhe sukseset dhe arritjet e larta të nxënësve të diplomuar në këtë gjmnaz, të cilët në bazë të hulumtimeve tona sot janë ose ekspertë të dalluar në tregun e punës, ose studentë të dalluar nëpër Universitetet e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.

- VIZIONI I SHKOLLËS -
Brenda dhjetë viteve shkolla jonë do të transformohet në shkollë cilësore, gjithëpërfshirëse, ku të gjithë e japin dhe kërkojnë ta marrin maksimumin e vet.
Promovim, qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të vlerave të shkollimit.
Edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë i të gjithë nxënësve, duke u mundësuar dhe ndihmuar ta aplikojnë në praktikë atë që kanë mësuar në shkollë dhe të dijë:
-të veprojë
-të mbijetojë
-të bashkëjetojë me të tjerët
-të transformojë veten dhe shoqërinë
-mundësi të barabarta për të gjithë.


Drejtimi Shoqëror

Drejtimi Shoqëror

Drejtimi shoqëror ofron përvetësimin e lëndëve shoqërore, siç janë: historia, gjeografia, sociologjia, logjika, filozofia, ekonomia, edukata qytetare;

Mëso më shumë
Drejtimi Gjuhësor

Drejtimi Gjuhësor

Drejtimi gjuhësor ofron përvetësimin e gjuhëve, të cilat, pos shqipes, përfshijnë: anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten.

Mëso më shumë

Orari Mësimor (mëngjes)

08:00 AM - 08:45 AM
Ora e parë

Dera e shkollës mbyllet 5 minuta para fillimit të orës mësimore (07:55)!

08:50 AM - 09:30 AM
Ora e dytë
09:31 AM - 09:50 AM
Pushimi i gjatë

Pas orës së dytë, nxënësat kanë në dispozicion një pauzë 20-minutëshe.

09:55 AM - 10:40 AM
Ora e tretë
10:45 AM - 11:30 AM
Ora e katërt
11:35 AM - 12:20 PM
Ora e pestë
12:25 PM - 01:10 PM
Ora e gjashtë

Kjo është ora e fundit e rregullt e ndërrimit të parë.

Gjimnazi shoqëror-gjuhësor "Remzi Ademaj" sot numron gjithsej 53 mësimdhënës. Ata janë:

1. Adem Gavazaj (Filozofi)
2. Agim Skoro (Logjikë)
3. Ariola Poniku (Gjuhë shqipe/Letërsi)
4. Asllan Bekteshi (Gjuhë shqipe/Letërsi)
5. Arif Kabashi (Histori)
6. Arta Meleqi (Matematikë)
7. Asrit Dakaj (Matematikë)
8. Azem Lajqi (Gjuhë shqipe/Letërsi)
9. Beqir Bekteshi (Gjuhë shqipe)
10. Beqir Letaj (Histori)
11. Besa Kokollari (Gjuhë frënge)
12. Ekrem Tershnjaku (Fizikë)
13. Elita Xhibo (Gjuhë angleze)
14. Eneida Shehu (Gjuhë shqipe)
15. Erlinda Luma (Gjuhë gjermane)
16. Ermal Ahmetaj (TIK)
17. Ethem Morina (Gjeografi)
18. Faik Sertolli (Biologji)
19. Fatime Gollopeni (Gjuhë angleze)
20. Fehim Ukimeri (Histori)
21. Fehmi Nafezi (Gjuhë gjermane)
22. Fidan Shehu (Histori)
23. Flamur Krasniqi (Matematikë)
25. Hasan Thaqi (Art figurativ)
25. Ismet Krasniqi (TIK)
26. Isuf Fetahu (Edukatë muzikore)
27. Isuf Krasniqi (Edukatë muzikore)
28. Jehona Krasniqi (Edukatë fizike dhe sportive)
29. Lazer Kajtazi (Psikologji)
30. Leutrim Dervishaj (Gjuhë angleze)
31. Lum Collaku (Ekonomi)
32. Majlinda Buzhala (TIK)
33. Mergim Krzezi (Histori)
34. Mimoza Rizanaj (Gjuhë gjermane)
35. Mirlinda Vula (Gjuhë angleze)
36. Mirsade Hoxha (Ekonomi)
37. Pajtime Shala (Matematikë)
38. Reshat Reshiti (Biologji)
39. Rexhep Krasniqi (Kimi)
40. Riad Vejseli (Edukatë fizike dhe sportive)
41. Ridvan Morina (Gjeografi)
42. Sadik Bytyqi (Edukatë qytetare)
43. Sadik Qoqaj (Sociologji)
44. Safije Kolloni (Matematikë)
45. Sami Gashi (Histori)
46. Sevdije Rakaj (Gjuhë shqipe/Letërsi)
47. Shkëlzen Agani (Edukatë fizike dhe sportive)
48. Sokol Kyqyku (Sociologji)
49. Vlora Hoti (Gjuhë frënge)
50. Xheladin Metaj (Gjuhë angleze)
51. Xhevdet Mekani (TIK)
52. Ylber Berisha (Psikologji)
53. Zylfije Besimi (Gjuhë angleze)

Drejtor: Sali Ademaj          
Zv. Drejtor: Nevruz Kadrijaj  
Pedagoge: Engjellushe Susuri                    
Sekretar: Reshat Reshiti 

Punëtorë teknik: shtëpiaku i shkollës, roja, fokisti dhe katër punëtor ndihmës.

Stafi i shkollës imageStafi i shkollës image
I BUILT MY SITE FOR FREE USING