Drejtimi gjuhësor ofron përvetësimin e gjuhëve, të cilat, pos shqipes, përfshijnë: anglishten, frëngjishten dhe gjermanishten.
Gjatë 3 viteve, nxënësit e drejtimit gjuhësor, pos gjuhëve mësojnë:
Lëndët shoqërore, si: historia, gjeografia, sociologjia, logjika, filozofia, ekonomia, edukata qytetare;
Lëndët natyrore, si: matematika, biologjia, kimia, fizika;
Lëndët tjera, si: arti figurativ, edukata muzikore, teknologjia e informimit dhe komunikimit (TIK), edukata fizike dhe sportive.
Për më shumë informacione rreth lëndëve mësimore, mund të na kontaktoni përmes e-mailit ose në numër të telefonit.